Home / Lajme / Maqedoni / Goran Grujoski sot përballet në gjykatë me PSP

Goran Grujoski sot përballet në gjykatë me PSP

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë përgatitore për rastin e PSP-së “Fortesa 2”, në të cilën janë të akuzuar 7 persona të punësuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK).

Seanca e fundit është anuluar pasi që gjykatësja, Lidija Petrova, ishte në pushim mjekësor.

Përndryshe, Prokuroria Speciale Publike (PSP) e udhëheq lëndën me emrin e koduar “Fortesa” pë shkatërrimin e sistemeve për përgjim dhe “Fortesa2” për shkatërrimin e dokumenteve dhe më 15 shtator të vitit të kaluar, ngriti akuzë kundër shtatë personave.

I dyshuari i parë në këtë lëndë është ish kryeshefi i Drejtorisë së Pestë dhe gjashtë persona të tjerë, të cilët dyshohet të kenë falsifikuar dokumente, gjegjësisht për t’i shkatërruar dokumentet lidhur me dy sistemet e përgjimeve.

Akuza është ngritur për veprimet juridike penale që lidhen me përgjimin e paautorizuar të komunikimit

“Rasti lidhet me shkatërrimin e materialeve dhe dokumentacionit dhe për këtë arsye janë ngritur disa aktakuza. Ne kemi hulumtuar që të gjejmë se pse është përgjuar dhe nga kush. I akuzuari i parë ka formuar komision dhe ka asgjësuar mbi 2000 dosje. Krejt kjo është bërë për të shkatërruar raportet e punës për rastin ”Fortesa” dhe për këtë rast ndiqen penalisht 7 persona”, thanë nga PSP./Portalb/

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *