Home / Lajme / Kronika e zezë / GOSTIVAR, AKSIDENTOHET 8 VJEÇARI – (VIDEO)

GOSTIVAR, AKSIDENTOHET 8 VJEÇARI – (VIDEO)

Tre persona janë lënduar nga të cilët dy më rëndë në aksidentet e komunikacionit të cilat gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur në Pollog, informon zëdhënësi i sektorit për punë të brendshme në Tetovë Marjan Josifovski. Në aksidentin e parë një fëmijë i moshës 8 vjeçare i cili ka drejtuar një biçikletë është goditur deri më tani nga një veturë e panjohur të cilën e ka drejtuar një vozitës i cili menjëherë ka ikur nga vendi ngjarjes, transmeton Televizioni Koha.

Ky aksident i komunikacionit ka ndodhur para orës 10 në Bajnicë të Epërme të Gostivarit në vendin e quajtur Grudejci. Për pasojë 8-vjeçari ka thyer këmbën e djathtë dhe menjëherë është dërguar në spitalin e Gostivarit dhe më pas për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në klinikën e Shkupit, transmeton Televizioni Koha.

Policia po ndërmer masa dhe aktivitete për zbulimin e identitetit të vozitësit si dhe për zbardhjen e gjithçkaje tjetër që ndërlidhet me aksidentin në fjalë. Sipas informacioneve të deritanishme policia posedon disa informacione fillestare rreth identitetit të vozitësit i cili veturën e ka drejtuar pa leje adekuate. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *