Home / Kryesoret / Gostivar, PËR 1 VIT GATI 300 DIVORCE

Gostivar, PËR 1 VIT GATI 300 DIVORCE

Dukuria e shkurorëzimeve në rajonin e Gostivarit po merë përmasa shqetësuese dhe nga viti në vit shënon rritje enorme. Gjatë vitit 2016, sipas të dhënave të grumbulluara në Qendrën ndërkomunale për punë dhe politikë sociale në Gostivar, janë evidentuar gati 300 divorce, ndërkohë që rreth dyzet lëndë qëndrojë një hap para shkurorëzimit, shkruan KOHA.

Sipas evidencave zyrtare, nëse bëhet një krahasim me vitin paraprak (2015), kur për gjatë gjithë vitit janë regjistruar 280 divorce, duket që ky numër mbetet konstant. Nga periudha e mëhershme kur çifti bashkëshortor dorëzonte procedurën për shkurorëzim, ekipi profesional në përbërje të pedagogut, psikologut dhe punëtorit social, fillonte procedurën e pajtimit. Ndërkaq tani, ata vinë me vendime të prera dhe pa dashur të humbasin kohë me procedurën e pajtimit e kërkojnë vendim final, shkurorëzimin.

Muhamet Tahiri nga Qendra ndërkomunale për punë dhe politikë sociale në Gostivar, thotë se Grup mosha e personave të cilët më së shumti shkurorëzohen është 24 deri në 35 vjet, mirëpo të dhënat tregojnë që edhe pas shumë vite martesë, çiftet zgjedhin të ndahen për të gjetur një jetë më të mirë, ndërkaq fëmijët janë ata që pësojnë më së rëndi këtë zgjedhje. Sipas tij, edhe zgjedhjet individuale të të rinjve sot janë shpesh arsye për ndarje, por Tahiri thekson se zgjedhja individuale nënkupton edhe përgjegjësinë individuale. Ai për KOHA thotë se numri i lëndëve të shkurorëzimeve nga të dhënat zyrtare që vijnë nga gjykata sa vjen e shtohet. Në bazë të analizave të ekspertëve të Qendrës Ndërkomunale për Punë dhe Politikë Sociale, gjatë vitit 2015 na paraqitet një histori e mëparshme kush bashkëshortët nuk gjenden përballë këtij vendimi shkaku i marrëdhënieve të prishura bashkëshortore, por për shkaqe ekzistenciale, për të bërë dokumentet në ndonjë vend të zhvilluar ekonomikisht, pas çka mirëmbajtja e familjes nga ana e kryefamiljarit do të ishte më e lehtë. Megjithatë, ekspertët e qendrës në fjalë, këtë vendim e konsiderojnë si thikë me dy tehe për shkak se së fundmi, shumë të rinj kanë pasur përfundim fatal nëpër vendet e ndryshme të Evropës dhe me faktin që ata kanë pasur kurorë me një shtetase të huaj, shteti i atjeshëm i ndan dëmshpërblim, pension dhe përkujdesje për fëmijët e gruas legjitime të tij, pra shtetases së huaj me këtë rast, ndërsa familja e vërtetë mbetet edhe me dhimbjen për humbjen e kryefamiljarit, edhe pa asnjë lloj përkujdesje dhe të ardhurash për ekzistencë. Por, shpjegimet e gjykatësve gostivaras për shkurorëzimet janë se këto paraqiten për shkak të dhunës familjare, posedimit të karaktereve të ndryshme të çifteve bashkëshortore dhe për shkak të kushteve ekonomike.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *