Home / Lajme / Kronika e zezë / Grabitet një kompani rreth autostradës, vidhen 10 milionë

Grabitet një kompani rreth autostradës, vidhen 10 milionë

Grabiten miliona lekë në një firmë private në autostradën Durrës- Tiranë. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:45, në autostradë tek një firmë private, nga pjesa e pasme e saj, duke mos u diktuar nga rojet e sigurisë, kanë hyrë dy persona.

Të dyshuarit pasi kanë shmangur rojet, kanë hyrë brenda dhe kanë hapur kasafortën.

Në brendësi të saj kanë marrë rreth 10 milionë lekë të vjetra si dhe sistemin e regjistrimit të kamerave të sigurisë.

Autorët e grabitjes nuk janë identifikuar nga policia, ndërsa nuk dihet as nëse kanë qenë të armatosur.

Detajet e kësaj ngjarje janë ende të pakta, ndërkohë që policia vijon hetimet.

Gjithashtu lexo

Xhaxhai vret me thikë nipin

Xhaxhai vret me thikë nipin pas një konflikti për oborrin e përbashkët në Shkodër. Vrasja …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *