Home / Lajme / Maqedoni / Grabitet skedina në Shkup, hajni del me disa mijëra euro “qar”

Grabitet skedina në Shkup, hajni del me disa mijëra euro “qar”

Një person i panjohur i armatosur mbrëmë ka kryer plaçkitje në një bastore sportive në Draçevë me ç’rast ka marrë rreth 300.000 denarë, apo rreth 5.000 euro.

Siç njofton MPB-ja për incidentin, mbrëmë rreth orës 22:12 në NJIK-Shkup është denoncuar se grabitja ka ndodhur në rr.”Ratko Mitroviq” më saktësisht në bastoren sportive “Sport Lajf”.

“Nga ana e një personi të panjohur me kërcënim me pistoletë është kryer plaçkitje ndaj të punësuarit me ç’rast janë marrë shumë parash prej rreth 300.000 denarësh”, citohet në kumtesë.

Po ndërmerren masa për gjetjen e kryerësit dhe ndriçimit të plotë të veprës penale.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *