Home / Lajme / Rajon / Gratë diskutojnë për zvogëlimin e praktikave diskriminuese në punësim

Gratë diskutojnë për zvogëlimin e praktikave diskriminuese në punësim

Në kuadër të angazhimit të tyre, pjesëmarrëset e Akademisë së Grave për Lidership organizojnë një aktivitet publik më 1 maj gjatë orës 11.00 – 13.00 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Në këtë ngjarje do të ndahen me qytetarët e Kosovës informacione dhe fakte me rëndësi që synojnë zvogëlimin e praktikave diskriminuese në rekrutim dhe vende të punës.

Gjithashtu do të marrin pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfshirë anëtarë të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale.

Gjithashtu do të simulohen edhe intervista pune me qytetarët pjesëmarrës për t’i vetëdijesuar për praktikat e lejuara dhe ato diskriminuese të përcaktuara me Ligjin e Punës.

Gratë nga partitë politike dhe shoqëria civile pjesëmarrëse në Akademinë e Grave për Lidership janë përkushtuar të hulumtojnë për pozitën ekonomike të gruas në Kosovë dhe dalin me qëndrime para lidershipit të partive politike, me synimin që të reflektohen pritshmëritë e grave votuese në zgjedhjet lokale 2017.

Akademia e Grave për Lidership është program pasues i Javës së Gruas 2017 dhe organizohet nga NDI me mbështetjen e USAID.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *