Home / Lajme / Rajon / Grevë e punëtorëve të transportit dhe gazetarëve në Greqi

Grevë e punëtorëve të transportit dhe gazetarëve në Greqi

Në Greqi sot nuk do të qarkullojnë feribotet dhe anijet e tjera, për shkak të fillimit të grevës 48-orëshe, të cilën e organizon sindikata e të punësuarve në transportin detar, në shenjë proteste për shkak të masave të reja të kursimit që i aranzhuan Qeveria greke dhe kreditorët e vendit.

Në të njejtën kohë, për sot është paralajmëruar edhe greva 24-orëshe e të punësuarve në mediuemt shtetërore dhe private, të cilët do të mbajnë edhe marsh protestues në rrugët e Athinës.

Në paralajmërimin e grevës ceket se punonjësit medial protestojnë kundër “masave antipopullore” për kursim që Qeveria pranoi t’i zbatojë me marrëveshjen e re me kreditorët, e të cilat përfshijnë edhe ulje plotësuese të pensioneve dhe rritje të tatimeve.

Greva e gazetarëve do të zgjasë deri nesër në mëngjes, kur ata do të kyçen në grevën e nesërme të përgjithshme në Greqi, organizuar nga ana e sindikatave.

Paralelisht me grevën e përgjithshme, për nesër është paralajmëruar edhe fillimi i grevës 48-orëshe të mjekëve dhe personelit mjekësor, të cilët janë të pakënaqur nga paralajmërimet për ulje të shpenzimeve për sistemin shëndetësor.

Këto greva organizohen në kohën kur në Parlamentin grek po zgjatë debati rreth Propozim-ligjit për masat e reja për kursim, për të cilin deputetët duhet të votojnë më 18 maj.

Me këto masa, Athina u dakordua të paguajë borxh prej 3,6 miliardë eurove, mjete të cilat duhet të sigurohen me ulje të pensioneve dhe të dhënave në sektorin shtetëror dhe me rritje të tatimeve. Në pajtim me marrëveshjen, zbatimi i këtyre masave duhet të fillojë pas vitit 2018, pasi që të skadojë programi i tnaishëm për shpëtim, dhe duhet të implementohen në periudhë prej dy viteve, përkatësisht gjatë vitit 2019 dhe 2020.

Prej miratimit të Propozim-ligjit të ri do të varet nëse në takimin e Eurogrupit më 22 maj do të sillet vendim për pagesë të transhës së re nga kreditë për shpëtim të Greqisë

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *