Home / Kryesoret / Gropat hapen për sanim por nuk mbulohen – (VIDEO)

Gropat hapen për sanim por nuk mbulohen – (VIDEO)

Në bulevardin Bllagoja Toska në pjesën nga udhëkryqi me rrugën Boris Kidriç e deri tek kazerma e qytetit qarkullimi i automjeteve ditëve të fundit është i vështirësuar shumë për qarkullim. Kjo si pasojë e prerjes së gropave të cilët duhet të asfaltohen por gati se një javë të njejtat nuk janë mbyllur. Autoritetet e komunës së Tetovës kanë filluar punimet për sanimin e gropave por nuk i kanë përfunduar dhe tashmë këta gropa akoma më shumë janë të rrezikshme. Tashmë vozitësit e  automjeteve  po hasin në shumë vështirësi ngase të njejtat janë mbushur me ujë si pasojë e rrshjeve të shiut dhe vozitësit duke i vërejtur hyjnë me veturat e tyre duke dëmtuar gomat dhe pjesë të tjera të veturave. Ata për Televizionin Koha u  shprehën të indinjuar se gropat pasi që janë hapur dhe prerë për mbushje është dashur që të sanohen mënjëherë dhe të mos i lënë në këtë gjendje sepse dëmtojnë rëndë veturat e tyre, përcjellë Televizioni Koha.

Sipas vozitësve kjo dukuri nuk është e panjohur në qytetin e Tetovës pasi që shpesh herë gropat që duhet të sanohen me ditë të tëra qëndrojnë të prera dhe mbulohen me asfalt me shumë vonesa ndërkohë ata kanë shumë vështirësi por edhe dëmtojnë automjetet e tyre. Përndryshe, ditë më parë është hapur një tender për sanimin e gropave nga ana e komunës së Tetovës por kur do të sanohen nuk dihet, transmeton Televizioni Koha.

Përndryshe, infrastruktura në rrugët e Tetovës ëhstë një nga pikat e dobëta dhe shumë rrugë vazhdojnë të jenë të dëmtuara dhe të parregulluara. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *