Home / Lajme / Kronika e zezë / Gruaja vdes pas operacionit në mitër, komplikacioni i rrallë që i mori jetën

Gruaja vdes pas operacionit në mitër, komplikacioni i rrallë që i mori jetën

Një grua e moshës 39-vjeçare, e identifikuar si Engjëllushe Stafa ka nderruar jete ne maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë. Ngjarja sipas Policisë, ka ndodhur të mërkurën e kësaj jave, ditë kur edhe gruaja kishte per të kryer operacionin në mitër, datë që e kishte planifikuar që prej të premtes së kaluar.

Burimet nga spitali thanë  se asaj i ka ndodhur një komplikacion i rëndë nga i cili 80% e femrave humbasin jetën.

“Pacientja eshte operuar me diagnozen fibromioma uteri menometragjia (tumor) dhe pacientja ka bere autopsine dhe shkaku i vdekjes eshte thromboemboli pulmonare”, thane burimet e “Panorama”.

spitallllll

Te afermit e gruas e cila eshte identifikuar si Engjellushe Stafa, kane marre kufomen pa iu nenshtruar ekzaminimeve ne morg.

Njoftimi zyrtar i Policisë nga Komisariati Nr. 3

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.N, Z.D e V.T, vjeç 44, 50 e 61, banues në Tiranë, drejtor i një institucioni Gjinekologjik dhe mjek anestezist, pasi dyshohet se ka gjetur vdekjen shtetasja E.S, vjeç 39, banuese në Tiranë, të cilët nuk kanë njoftuar në kohë organet kompetente dhe kanë lejuar që të merrej kufoma nga të afërmit, pa iu nënshtruar ekzaminimeve në morgun e I.M.L. Neni 300 i Kodit Penal.

Gjithashtu lexo

Studentja shqiptare u përplas për vdekje nga një makinë në Itali, mediat publikojnë pamjet (VIDEO)

Ditën e sotme, mediat italiane kanë bërë publike pamjet nga vendi ku ndodhi aksidenti ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *