Home / Kryesoret / Grubi mbetet afër Ali Ahmetit

Grubi mbetet afër Ali Ahmetit

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi mbetet afër Ali Ahmetit. Ai për Tv24 u shpreh se nuk do të merr asnjë post ministror që me këtë i hedh poshtë të gjitha spekulimet e deritanishme. Edhe pse deri tani është përmendur se do të jetë zv/kryeministër  ai do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e deputetit dhe shef kabineti i liderit të BDI-së Ahmetit.

Grubi gjithnjë është përfolur si një nga më seriozët për zv/kryeministër për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, siç duket ai do të mbetet afër Ahmetit si shef i kabinetit dhe do të qëndrojë në grupin parlamentarë.

Deri më tani në si zv/kryeministër në SIOFA  më i përfolur është Hazbi Lika, Izet Mexhti dhe Bujar Osmani.

Nga ana tjetër në Ministrinë e Shëndetësisë mbetet vetëm emri i Arben Taravarit nga LR-PDSH-ja nëse Aleanca për SHqiptarët do të jetë pjesë e qeverisë së Zaevit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *