Home / Kryesoret / Grubi shprehet i kënaqur nga gadishmëria e Lëvizjes Besa për pjesëmarrje në qeveri

Grubi shprehet i kënaqur nga gadishmëria e Lëvizjes Besa për pjesëmarrje në qeveri

Mbrëmë në emisionin debativ ‘Click plus’ në Tv21 të ftuar për të debatuar kanë qenë Artan Grubi nga BDI dhe Skender Rexhepi – Zejd nga Lëvizja Besa.

Artan Grubi i BDI-së ka thënë se e gëzon fakti që Besa ka gadishmëri për pjesëmarrje në qeveri, ndërkohë që ka sqaruar se tashmë janë harmonizuar mënyra e vendimarjes dhe programi qeveritarë si dhe ndarja e resoreve.

“Mua më gëzon gatishmëria e Besës për të qenë pjesë e qeverisë për arsye se shumica parlamentare u përcaktua që përmes zgjedhjes së kryeparlamentarit, kemi bërë harmonizimin e mënyrës së vendimarjes dhe programit qeverisës dhe ndarjes së resoreve mes partnerëve dhe e gjithë kjo është pregaditur në një frymë reformuese dhe në përputhshmëri të qytetarëve, pa votat e BDI dhe Aleancës nuk mund të ketë qeverisje është në të drejtën sovrane të Besës që të zhvillojnë negociatat me LSDM për interesat e tyre, u dakorduam të fokusohemi në mirëqenien sociale, jemi në dakordësi me partitë që të votojmë ndryshimet në kodin zgjedhor për zgjedhjet lokale dhe vazhdimin e mandatit të krytarëve të komunave si dhe këshilave deri në zgjedhjet lokale, gjithashtu ndryshim edhe në ligjin për vetqeverisje lokaledhe ndryshime në ligjin e arsimit dhe janë projekte urgjente që do ndodhin menjëherë dhe më pas do të vazhdojnë projektet tjera qeveritare”, ka thënë kështu Grubi në debat

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *