Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: E deryruam Zaevin të nënshkruajë garacat

Gruevski: E deryruam Zaevin të nënshkruajë garacat

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski deklaroi që së bashku me qytetarët të cilët kanë protestuar afër tetëdhjetë ditë dhe së bashku me presidentin e shtetit, praktikisht e kanë detyruar, ose siç thuhet, e kanë zënë ngushtë Zoran Zaevin që të nënshkruaj garanci për unitaritetin dhe rendin Kushtetues të Maqedonisë.

Ai ka porositur se në qoftë se  lideri i LSDM-së nuk i përmbahet garancisë, VMRO-DPMNE-ja ashpër do të reagoj në suaza të mundësive demokratike. Gruevski përsëri e akuzoi Zaevin, që me premtimin për të realizuar platformën e Tiranës, ka shkaktuar krizë politike dhe e ka shkaktuar incidentin në Kuvend më 27 prill.

“Nuk do të ndodhte, nuk do të ishin shkaktuar incidentet në Kuvend. Do të shmangeshin edhe shumë shqetësime tjera, në qoftë se ai nuk do të zgjidhte një mënyrë të tillë ose në qoftë se ai  do ta pranonte ofertën e VMRO-DPMNE-së me të cilën iu dha mundësia që të formoj Qeveri, e në këtë mënyrë të heq dorë nga implementimi i platformës së Tiranës”, deklaroi Nikolla Gruevski, Kryetar i VMRO-DPMNE.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *