Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Kam përgjegjësi që si lider partie të ndjek realizimin e projekteve të premtuara

Gruevski: Kam përgjegjësi që si lider partie të ndjek realizimin e projekteve të premtuara

“Si lider partie kam përgjegjësi që premtimet e dhëna ndaj qytetarëve realizohen dhe për këtë arsye do të ndjek realizimin e projekteve që i kemi premtuar”, deklaroi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, gjatë hetimeve në rekonstruimin e Shtëpisë së Oficerëve,

 

“Unë jam ai që jep premtime, unë jam ai që qëndron pas programeve që të realizohen. Unë jam ai që ai që shkon në tubime dhe takime me qytetarët dhe ju premton projekte me afate. Është e natyrshme që të jem në çdo projekt deri sa ai të përfundojë, për shkak se ju kam premtuar qytetarëve”, deklaroi Gruevski pasi u pyet se pse është në promovim ose ngjarje solemne.

Ai shtoi se edhe më tej do të vazhdojë të jetë prezent në ndjekjen e realizimit të projekteve të premtuara.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *