Home / Kryesoret / Gruevski: Koha do të tregojë çfarë qeveri reformuese do të ketë

Gruevski: Koha do të tregojë çfarë qeveri reformuese do të ketë

“Koha do të tregojë çfarë qeveri reformuse do të jetë. Unë them se do të jenë anti-reforma dhe koha do të tregojë çfarë do të bëjnë, por e di se do të bëjnë shumë më pak nga ajo që ka bërë OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni”, deklaroi sot kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski. Duke komentuar deklaratën e sekretarit të LSDM-së, Oliver Spasovski, se do t’u duhet shumë punë që t’i rregullojnë punët, Gruevski tha se qeveria e OBRM-PDUKM në dhjetë vitet e kaluar ka bërë aq punë sa që LSDM-ja nuk mund t’i bëjë edhe sikur të jetë tri herë më gjatë në pushtet.

 

“Ata akoma nuk kanë hyrë në qeveri, ndërsa thonë me veten se do të jenë qeveri reformateore. Së pari, ata duhet të mësojnë prej neve çka është qeveri reformuese. Reforma janë punë që bëhen për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe për zgjidhjen e problemeve. Për momentin ajo që e di, është se reforma kryesore do të jetë ndryshimi i emrit të shtetit dhe identitetit”, tha Gruevski gjatë hetimeve në ndërtimin e ndërtesës së re, ku do të vendosen 10 institucione shtetërore.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *