Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: LSDM luan politika në dëm të qytetarëve

Gruevski: LSDM luan politika në dëm të qytetarëve

Të mundësohet të hënën seancë e Parlamentit dhe të votohet vazhdimi i mandatit të këshillave dhe komunave dhe kryetarëve të komunave, që të mos pësojnë qytetarët të cilët nuk janë fajtorë që LSDM dëshiron të luajë politikë destruktive, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

“Për gjysmë muaji kryetarët e komunave dhe këshillave janë jofunksionalë dhe është e qartë se prej LSDM-së po blihet kohë. Destruktimi i tyre vazhdon. Prej këtij destruktimi më së shumti humbin qytetarët. Qytetari është ai që pret nënshkrimin e kryetarit të komunës. LSDM drejtpërdrejt që ta dëmtojë ndonjë kryetar komune dëmtojnë qytetarët”, deklaroi Gruevski.

Ai theksoi se LSDM dhe Zaev kanë mashtruar opinionin se do të presin fillimisht që ta marrin mandatin prej presidentit dhe pastaj të kalojnë drejt vazhdimit të mandatit, edhe pse mandati dhe votimi në Parlament nuk kanë kurrfarë lidhjesh.

“E morën mandatin dhe që atëherë heshtin, fshihen dhe nuk janë askund. Madje javën e kaluar kur u tubuan përfaqësuesit partiak e dakorduan datën 15 tetor për zgjedhje dhe dakorduan se duhet të vazhdohen mandatet. U nënshkrua vendimi ligjor, por deri në sot as nuk caktohet seancë dhe as nuk flitet për atë”, deklaroi Gruevski.

Ish-kryeministri maqedonas theksoi se çdo stërzgjatje do të thotë se LSDM edhe më tej po tenton të gjejë ndonjë mënyrë që t’i anulojnë zgjedhjet lokale të dakorduara për 15 tetor.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *