Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: PSP-ja tenton që ta shkatërrojë OBRM-PDUKM-në

Gruevski: PSP-ja tenton që ta shkatërrojë OBRM-PDUKM-në

Lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të PSP-së ku, ai personalisht, partia e tij dhe disa bashkëpartiakë akuzohen për shpërlarje parashë dhe financim të parregullt të partisë së tij, përfshi çështje pronësore,

 

Sipas tij, konferenca e sotme e PSP-së edhe një herë tregoi kjo prokurori ka për qëllim që të shkatërrojë OBRM-PDUKM-në.

”Konferenca e sotme për shtyp e PSP-së edhe një herë tregoi se qëllimi i PSP-së nuk është zgjidhje juridike e as gjetje të së vërtetës, por shkatërrimi i OBRM-PDUKM-së si parti dhe kundërshtarë politik i partisë së tyre, patisë së PSP-LSDM-së. Tentimi që të prishet OBRM-PDUKM-ja për t’i mundësuar LSDM-së lirshëm në të ardhmen t’i zbatojë politikat për të cila është zotuar para partnerëve të tij në koalicionin qeveritar dhe para atyre që e mbështetin”, tha Gruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *