Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Sa më parë zgjedhje lokale dhe së bashku me ato edhe parlamentare

Gruevski: Sa më parë zgjedhje lokale dhe së bashku me ato edhe parlamentare

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, ftoi që sa më shpejtë të mbahen zgjedhje lokale së bashku me ato parlamentare. Për partinë e tij, data më e përshtatshme është 2 korriku për raundin e parë, ndërsa 16 korrikur për raundin e dytë,

Gruevski foli edhe për kryetarin e ri të Kuvendit, për të cilin tha se nuk mund ta pranojnë pasi sipas tij, është zgjedhur në mënyrë joligjore.

“Ai për momentin është dhe me siguri do të ngelet ashtu uzurpues i pozicionit të kryetarit të Kuvendit. Ai për ne mund të jetë vetëm deputetë, ndërsa këtu është zgjedhur në mënyrë legjitime dhe këtë nuk e kundërshtojmë. Por, kryetar i Kuvendit nuk mund të thuhet për shkak se është zgjedhur në mënyrë kundërligjore dhe kundërkushtetutese”, ka thënë Gruevski, gjatë hetimeve që bëri në stadiumin e qytetit të Shkupit, ku po punohet për mbajtjen e “UEFA Super Cup”, ndeshje e cila do të luhet gjatë muajit gusht.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *