Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski sot përgjigjet para gjykatës për porositje të dhunës

Gruevski sot përgjigjet para gjykatës për porositje të dhunës

Sot në Gjykatën Penale do të vazhdojë gjykimi për rastin ‘Dhunë’ në Komunën Qendër të Shkupit, ku si i akuzuar është ish-kryeministri Nikolla Gruevski.

Si dëshmitarë janë ftuar 22 persona, mes të cilëve kryetari i Komunës Qendër Andrej Zhernovski, kryesuesi i Këshillit të Komunës, Mirosllav Shipoviq, drejtori i Qendrës së parkingut, Sasha Bogdanoviq etj.

Bëhet fjalë si nxitje e zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së me urdhër të Gruevskit për dhunë, gjegjësisht shuplakat ndaj Zhernovskit.

Seanca e fundit u mbajt më 10 mars, por nuk u paraqit Gruevski, Janakiesi, Rangellova por as edhe 11 të akuzuarit tjerë për dhunë.

Sipas akuzës, Gruevski në rastin në fjalë është porositësi i dhunës, kurse Janakiesit ka pranuar përmes antarëve të partisë të zbatojë dhunë ndaj kryetarit të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski dhe antarëve tjerë të Këshillit komunal.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *