Home / Lajme / Botë / Hajdutët shesin makinat e vjedhura në eBay

Hajdutët shesin makinat e vjedhura në eBay

Hajdutët po shesin makinat e vjedhura, duke përfshirë Mercedes dhe BMW, në faqen eBay, duke mashtruar blerësit.

Tre përdorues të llogarisë kanë shitur automjete të vjedhura për blerësit në Mançester gjatë muajve të fundit, sipas në hetimi të bërë nga BBC.

Mashtruesit  kërkuan para kesh dhe i mbyllën llogaritë e tyre menjëherë pas kryerjes së transaksioneve.

 Ato mendohet se përdorin detajet, targat dhe dokumentacionin e makinave të ligjshme për të anashkaluar kontrollet online.

Graham Murray, një ish-oficer policie, tha se humbi 22,000 dollarë pasi bleu një Mercedes C-class të vjedhur nga një blerës në Rochdale dhe tha se ai nuk kishte asnjë shans për të rimarrë paratë e tij.

Murray komunikoi me blerësin dhe ka paguar me para në dorë, përpara se të zbulonte se detajet e automjetit ishin ndryshuar.

Një zëdhënës i eBay i këshilloi që klientët të përdornin gjithmonë metodat e pagesave në internet në vend të që të japin paratë në dorë kur bëjnë transaksione.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *