Home / Showbiz / Hakerat vjedhin filmin e ri “Pirates of the Caribbean”, kërkojnë para

Hakerat vjedhin filmin e ri “Pirates of the Caribbean”, kërkojnë para

Kreu i Kompanisë së filmit Disney, Bog Iger, i ka thënë stafit të ABC-së që hakerët duket se kanë vjedhur filmin “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”.

Hakerët janë duke e kërcënuar Disneyn se filmin do ta publikojnë në pjesë nga 20 minuta nëse nuk paguan në këmbim paratë virtuale, Bitcoin, transmeton Koha.net.

Disney menjëherë ka filluar që të bashkëpunojë me hetuesit federal për të zgjidhur këtë rast.

Iger ka refuzuar të paguajë “shumën e madhe” që kërkohej.

Filmi i ri “Pirates of the Caribbean” do të jetë një film i madh për kompaninë dhe nuk supozohet që të shfaqet nëpër kinematë botërore para datës 26 maj.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *