Home / Kryesoret / Haliti: Policia e dinte për skenarin e dhunshëm

Haliti: Policia e dinte për skenarin e dhunshëm

Ish nënkryetari i Kuvendit, Rafiz Haliti, ka deklaruar se shteti përcjell çdo lëvizje dhe është në dijeni për qëndrimet e të gjithëve, ndaj dhe policia ishte në dijeni të sulmit në Kuvendin e Maqedonisë,

Ai thotë se përshkallëzimi i situatës të enjten e kaluar nuk e ka gjetur në befasi Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ai hedh dyshimin se dikush paraprakisht e kishte përgatitur terrenin duke i detyruar madje policët shqiptarë që para kohe të marrin pushimin vjetor.

“Kanë ardhur pjesëtarë të policisë te unë dhe më kanë informuar se diçka do të ndodhë, diçka ka ndodhur brenda policisë.

Derisa Ivanovi mobilizonte ushtrinë dhe përgatiste bunkerin, brenda policisë, ka fakte se sidomos pjesëtarë të policisë të përkatësisë kombëtare shqiptare janë lëshuar në pushim vjetor pa dëshirën e tyre.

Me siguri dikush ka bërë terren paraprakisht që të vijë deri te kjo që ka ardhur”, është shprehur Haliti përcjell “Alsat”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *