Home / Lajme / Maqedoni / Hapje e edicionit të 45-të të Netëve operistike të majit me premierën e “Traviata”-s së Verdit

Hapje e edicionit të 45-të të Netëve operistike të majit me premierën e “Traviata”-s së Verdit

 Edicioni i 45-të i Netëve operistike të Majit, tradicionalisht më 9 maj, do të hapen me premierën e “Traviata” nga Verdi, krijim i ri në regji të Verena Shtojber nga Gjermania dhe me sopranon Ana Durlovski në rolin kryesor. Shfaqja do të përsëritet më 11 maj.

Në programin e festivalit këtë vit janë pesë shfaqje operistike dhe tre të baletit, dy recitale soliste dhe dy shfaqje të mjuzikllit “Tajno moja” edhe krahas performuesve të Maqedonisë do të marrin pjesë edhe mysafirë nga shumë vende.

Në festival do të mbahen edhe dy recitale soliste me të mëdhenjtë e OBM – më 18 maj ndërsa sopranoja Vesna Gjinovska-Ilkova në shoqëri të pianistes Kristina Svetlieva, dhe më 23 maj – basi Igor Durllovski i shoqëruar nga pianisti Dino Imeri. Nga OBM-ja paralajmëruan edhe ngjarje për më të rinjtë – shfaqjen “Tregimi pranveror” me muzikë të Stojan Stojkov dhe pjesëmarrje të korit të fëmijëve “Falseto”

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *