Home / Kryesoret / Haradinaj: Serbët do ta marrin dënimin e merituar për krimet që kanë bërë në Kosovë

Haradinaj: Serbët do ta marrin dënimin e merituar për krimet që kanë bërë në Kosovë

“Serbët do ta marrin dënimin e merituar për krimet që kanë bërë në Kosovë”, kështu është shprehur Ish deputeti i AAK-së Daut Haradinaj. Ai gjatë ditës së sotme ka vizituar varrezat e martirëve të fshatit Qyshk, Zahaq dhe Llabjan, në të cilat forcat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë vranë civil të pa fajshëm.

Haradinaj në profilin e tij në Facebook ka shkruar se këto janë dëshmi se çfarë krime barbare kishte kryer regjimi serb që sot po sillen si viktimë. Sipas tij ky është edhe turpi i drejtësisë, dhe besoj që herët a vonë përgjegjësit do të marrin dënimin e merituar.

Ja postimi i tij i plotë në Facebook:

Kur i shohim për së afërmi vuajtjet dhe sakrificën e popullit tonë, me theks të veçantë masakrat barbare të kryera nga pushtuesi serb mbi fshatin Qyshk, ku u vranë dhe u masakruan 53 deshmorë e martir.

Në të njejtën ditë në fshatin Zahaq u vranë 36 dhe u zhdukën 4, në Llabjan 14 u vranë dhe u zhduken 2 ndërsa në Pavlan u vranë plot 14 veta.

Këto janë dëshmi se çfarë krime barbare kishte kryer regjimi serb që sot po sillen si viktim.

Ky është edhe turpi i drejtësisë, dhe besoj që herët a vonë përgjegjësit do të marrin denimin e merituar.

Lavdi dhe respekt për këtë sakrificë që pak popuj e kanë përjetu.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *