Home / Lajme / Rajon / Haradinaj tregon cili biznesmen pagoi 70 mijë euro për mbrojtjen e tij në Francë

Haradinaj tregon cili biznesmen pagoi 70 mijë euro për mbrojtjen e tij në Francë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për herë të parë pas kthimit nga Strasburgu, ka folur për trajtimin që i është bërë në Francë, duke dhënë detaje edhe për mbrojtjen juridike.

Haradinaj ka folur për premtimet e Qeverisë, e cila do të kryente të gjitha shpenzimet që kishte e mbajtjes së kreut të AAK-së në Francë përgjatë katër muajve.

Ai ka treguar nëse Qeveria, deri më tani, kishte kryer ndonjërin nga obligimet që i kishte premtuar Haradinajt.

Në emisionin ‘Komiteti’ në RTV Dukagjini, Haradinaj ka treguar se cili biznesmen i kishte paguar shpenzimet e mbrojtjes në Francë, ndërsa ka bërë të ditur se sa ishte shuma e këtyre shpenzimeve.

“Asnjë cent qeveria s’e ka dhënë. Faturat janë dërguar me kohë. Jam detyru me thirr diken në telefon prej instancave të larta me i pyet a duan ta paguajnë që të mos i rrejmë atje,  kur e kam kuptuar se ata nuk kanë paguar asgjë jemi detyruar të paguajmë vet. Shpenzimet e mbrojtjes pastaj i ka paguar Gani Dreshaj. Shuma e shpenzimeve të mbrojtjes është 70 mijë euro”, ka thënë Haradinaj.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *