Home / Lajme / Rajon / Haradinaj: Versionin aktual të Demarkacionit, populli e ka shpall të vdekur

Haradinaj: Versionin aktual të Demarkacionit, populli e ka shpall të vdekur

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj duke komentuar çështjen e demarkacionit ka thënë se ai është shpallur i vdekur.

Në një postim në Facebook Haradinaj ka shkruar se “Populli e ka shpall të vdekur versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi”.

 Ndryshe Qeveria sot ka dështuar që ta procedojë në Kuvend Projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Qeveria, Demarkacioni do të procedohet pasi që të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë të iniciuar nga opozita e që është caktuar për të mërkurën.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *