Home / Kryesoret / Hetim qumështit të Maqedonisë

Hetim qumështit të Maqedonisë

Hetim qumështit të pasterizuar, UHT të importit nga qeveria shqiptare vjen si një përgjigje kryesisht për importin e këtij produkti nga Maqedonia, pasi fqinji ynë bllokoi eksportin e qumështit shqiptar. Prodhuesit shqiptarë kërkojnë mbështetjen e shtetit për zbatimin e marrëvëeshjeve për tregëtinë e lirë nga shtet fqinje dhe hulumtimin e mënyrës sesi vijnë në tregun venda produktet e importit. Mes dy shteteve kanë nisur negociatat, ndërsa sipas ligjit antidumping, pas marrjes së vendimit, procedurat e hetimore fillojnë pas 200 ditësh.

Komiaioni i Vlerësimin e Masave për Importet ka marr vendim që Qumështi i pasterizuar UHT, që vjen nga Maqedonia do ti  nënshtrohet procedurave të hetimit. Një masë e tillë thekson Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë Arben Shkodra për Ora News vjen pasi fqinji ynë Maqedonia bllokoi eksportin e qumështit shqiptar.

Arben Shkodra: Maqedonia ndoshta me të padrejtë, ndoshta me të drejtë këtë duhet ta tregojë procesi ka bllokuar eksportin e qumshtit shqiptar, me një arsyetim që për mua nuk qëndron tek produkti dhe as tek teknologjia dhe as tek prodhuesi, por qëndron në sistemin tonë të përgjithshëm të gjurmueshmërisë, të parandalimit të sëmundjeve e me radhë.

Prej kohësh prodhuesit kanë ngritur shqetësimin se përmes procedurave favorizohet hyrja e produkteve të importi dhe kërkojnë të hulumtohet mënyra sesi vijnë për tregun shqiptar mallrat e importit dhe  zbatimi i marrëveshjeve të tregëtisë së lire.

Arben Shkodra: Prodhimi vendas është një nga gjërat më të rëndësishme të një ekonomia dhe ekonomisë tonë që tashmë ka filluar dhe të performojë mirë. Ne mendojmë që ka nevojë për një hulumtim më të mirë të mënyrës si importet vijnë dhe performojnë në treguns hqiptar për të parë sesi këto marrëveshje të tregtisë së lirë po zbatohen dhe nga shtet e tjera.

Vendimi për fillimin e hetimit  për importin e qumështit të pasterizuar sipas Shkodrës është një rikalibrim i marrëdhënieve për shkëmbimet tregtare.

Arben Shkodra: Unë nuk mendoj që kjo është prishje marrëdhëniesh, kjo i përket pastaj autoriteteve por edhe qeverive përkatëse dhe ministrive për tu ulur në një tryezë dhe për të gjetur një zgjidhje. Mesa di ka filluar një dialog.

Mësohet se mes dy shteteve fqinje kanë filluar negociatat për të qartësuar zbatimin e marrëvshjeve të tregësisë mes tyre. Ministria e Ekonomisë bën me dije se një vendimarrje e tillë e komisionit të vlerësimit vjen për herë të parë në mbrojte të ekonomisë së vendit. Ndërsa sipas ligjit antidumping mbi bazën e të cilit është marrë edhe vendimi për hetimin e qumështit UHT, përcakton se procedurat e hetimit do të fillojnë 200 ditë pas marrjes së vendimit.

/Oranews.tv/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *