Home / Kryesoret / Hiqet mjeti i improvizuar shpërthyes nga Kuvendi

Hiqet mjeti i improvizuar shpërthyes nga Kuvendi

Pjesëtarët e sektorit për antiterrorizëm në MPB mbrëmë e kanë hequr mjetin e improvizuar shpërthyes të gjetur dje pasdite pas orës 17 në Kuvend në korridorin e katit të parë.

Nga MPB sot në mëngjes njoftuan se mjeti shpërthyes është dorëzuar për procedurë të mëtejme dhe është duke u punuar në zbardhjen e rastit.

Mjeti i improvizuar përbëhej prej kapsolles me fitil e cila ka qenë e ngjitur me ngjitës në një bombolë gazi për mbushjen e shkrepëseve.

Shefi i sigurimit të Kuvendit e ka denoncuar rastin dje në orën 17:28 në NJIK.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *