Home / Lajme / Maqedoni / Hisen Xhemaili: U prefsh në paqe miku im Hazbi Idrizi

Hisen Xhemaili: U prefsh në paqe miku im Hazbi Idrizi

Vrasja makabre e kryetarit të Komunës së Bogovinës, ka shokuar gjithë Maqedoninë, politikanë, profesorë, mjek, dhe gjithë qytetarët e vendit dhe më gjërë.

Hisen Xhamaili, kryetar i Këshillit të Komunës së Tetovës, Hisen Xhamili, me fjalë ngushëlluese përmes fb, thekson se sot kemi humbur një njeri me karakter, besim, dinjitet dhe profesionalizëm, kryetarin model të decentralizimit në Maqedoni.

 “U prefsh në paqe miku im Hazbi Idrizi.
Sot humbëm një njeri me karakter, besim, dinjitet dhe profesionalizëm, kryetarin model të decentralizimit në Maqedoni.
Në vitet e mandatit në krye të komunës së Bogovinjës, Hazbiu ishte shembull se si menaxhohen taksat komunale për ti vënë ata në shërbim të qytetarëve.
Do i mungosh panelit të takimit të radhës të Komitetit të rajoneve më 29-30 maj në Bruksel ku duheshte të jemi bashkë për sfidat e radhës në procesin e decentralizimit…
Të qoftë i lehtë dheu Hazbi Idrizi…”, shkruan Hisen Xhemaili.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *