Home / Lajme / Rajon / Hoxhaj takon kongresmenët amerikan, merr mbështetje për aspiratat euroatlantike

Hoxhaj takon kongresmenët amerikan, merr mbështetje për aspiratat euroatlantike

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka takuar sot delegacionin nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Ministri Hoxhaj ka folur për marrëdhëniet bilaterale me Shtetet e Bashkuara dhe rolin që ka ShBA-ja në ndërtimin e shtetit dhe forcimin e subjektivitetit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar.

Të dy palët diskutuan për mbështetjen amerikane që Kosova të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe (PFP) në kuadër të Aleancës Veriatlantike.

“Kemi biseduar për miqësinë dhe mbështetjen që ShBA-ja vazhdon t’ia japë Kosovës ndër vite dhe rolin e saj në shtet-ndërtimin dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit tonë. Po ashtu, diskutuam se si Kosova të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe (PFP) dhe mbështetjen amerikane në këtë drejtim”, ka thënë Hoxhaj.

Kryediplomati kosovar i ka informuar kongresmenët në lidhje me rrjedhën e normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku ka thënë se Kosova është e përkushtuar për normalizim përmes dialogut të ndërmjetësuar nga partnerët ndërkombëtar.

Po ashtu, Hoxhaj dhe kongresmenët diskutuan për zhvillimet më të fundit në rajon dhe tendencën e Rusisë për të ndikuar në Ballkan duke i kundërshtuar shtetet e perëndimit dhe duke e penguar integrimin euro-atlantik të vendeve të Ballkanit.

U diskutua edhe për ndikime të tjera jo-perëndimore të mundshme në Ballkan dhe luftimin e ekstremizmit.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *