Home / Lajme / Maqedoni / Hoyt Yee: Do të mbështesim anëtarësimin në NATO të çdo vendi në Ballkanin Perëndimor

Hoyt Yee: Do të mbështesim anëtarësimin në NATO të çdo vendi në Ballkanin Perëndimor

SHBA-të edhe më tej do të angazhohen që vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare në NATO përderisa edhe vetë e dëshirojnë këtë. Deklaroi zv.ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, në Budva. Ai tha se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO është ndryshimi më dramatik, edhepse sipas tij, kanë ndodhur shumë punë viteve të fundit në rajon,

“Kemi parë retorikë nacionaliste të frikshme dhe politika të ndarjes, kemi parë gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, politikanët e Serbisë të cilët kërcënoheshin me shkëputje, sulme në Parlamentin e Shkupit, bojkot nga opozita e Malit të Zi. Në mënyrë që iket nga këto, liderët duhet të gjejnë guxim politik për reformat e nevojshme, në interes të qytetarëve. Shpresoj se kryeministri i ri i Kosovës do të gjejë kurajon për të miratuar marrëveshjen e për kufirin me Malin e Zi”, deklaroi Yee.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *