Home / Kryesoret / Hoyt Yee: Ivanov e ka ditur që Zaevi do të jetë mandatari për formimin e qeverisë

Hoyt Yee: Ivanov e ka ditur që Zaevi do të jetë mandatari për formimin e qeverisë

Në një intervistë në faqen e “Balkan Insight” diplomati amerikan Hoyt Yee, i cili është në një vizitë në Ballkan, tha se ai besonte që Presidenti Gjorge Ivanov do të bëjë “gjënë e duhur” dhe do t’ia jap mandatin liderit të LSDM-së Zoran Zaev për të formuar një qeveri.

“Presidenti, me të cilin jam takuar dhe kishim një bisedë shumë të mirë, i ka kuptuar pritjet tona. Ne presim qeveri, presidenti, ta bëjë atë që është e nevojshme për të përmbushur standardet demokratike “, ka thënë Yee në një intervistë.

“Ne besojmë se duhet të caktohet mandati i këtij koalicioni që ka shumicën në parlament për të formuar një qeveri dhe për të filluar arritjet e këtyre reformave që janë të nevojshme për Maqedoninë për të ecur përpara në rrugën demokratike”, ka thënë mes tjerash diplomati amerikan Hoyt Yee.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *