Home / Lajme / Maqedoni / Hoyt Yee kërkon urgjentisht të formohet qeveria e re e Maqedonisë (Video)

Hoyt Yee kërkon urgjentisht të formohet qeveria e re e Maqedonisë (Video)

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Hoyt Brya Yee, pas takimeve që dje dhe sot i realizoi në Maqedoni me udhëheqësit politikë të vendit, shprehu shqetësimin e Uashingtonit për zhvillimet në vend, sidomos për dhunën ndaj deputetëve dhe gazetarëve dhe kërkoi nga të gjithë faktorët që të mundësojnë formimin sa më të shpejtë të Qeverisë së re nga ana e shumicës parlamentare.

“Politikat e SHBA-ve kundrejt Maqedonisë mbeten në drejtim të integrimit në BE, stabilitetit dhe demokracisë. Do të punojmë me partitë poltiike, qytetarët, sektorin civil në këtë drejtim.

Ne jemi të shqetësuar pasi besojmë se është një fatkeqësi që së fundmi progresi i Maqedonisë dhe prosperiteti nuk ka qenë mjaftueshëm i shpejtë dhe pozitiv, kuptoeht për shkak të krizë politike e cila po vazhdon më shumë se dy vjet e gjysmë.

Liderët politik nuk arritën të formojmë Qeveri pas zgjedhjeve kredibile që u pranuan nga të gjitha partitë politike.

Më alarmues nga të gjitha ndodhitë është incidenti në Parlamend javën e kaluar kur pjesëtarë të parlamentit në mënyrë të dhunshme dhe frikacake u sulmuan. Inkurajojmë institucionet që të hetojnë dhe ndëshkojnë ata që i bënë këto vepra.

Është me rëndësi që të gjindet një mënyrë që shumica parlamentare të propozojë qeveri dhe program qeveritar dhe të bëhet një transfer i qetë i pushtetit.

Debati për çdo çështje duhet të bëhet në Kuvend. Vendi duhet të rimëkëmbet për të mirën e të gjithëve. Është koha që kriza të mbarojë”, tha mes tjerash Yee.

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *