Home / Lajme / Maqedoni / Hoyt Yee: Përgjegjësit për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë të nxirren para drejtësisë

Hoyt Yee: Përgjegjësit për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë të nxirren para drejtësisë

Zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe Azi, Hoyt Brian Yee, ka deklaruar se do të punojnë me kryeparlamentarin e ri në mbështetje të demokracisë dhe avancimit të Maqedonisë në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Yee në Nënkomitetin e Punëve të Jashtme të Kongresit, tha se autoritetet e vendit duhet të hetojnë sulmet ndaj deputetëve dhe përgjegjësit për këtë sulm të sillen para drejtësisë.

“Tensionet etnike në Ballkan edhe njëherë janë në rritje. Dhuna e fundit në Maqedoni e përforcon seriozitetin e problemeve të tyre politike.  Në rajon nacionalizmi rritet, ndërsa retorika e politikanëve vendor dukshëm ëshë përçarëse”, ka thënë,Hoyt Brian Yee.

Ai në tej ka shtuar se me angazhim të përforcuar nga SHBA-ja, rajoni mund të ruaj rrugën euroatlantike.

“Maqedonia dëshiron të anëtarësohet në NATO, Maqedonia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimit Evropian. E njejta është me Shqipërinë, e cila dëshiron të anëtarësohet në BE.  Ne si partner u ndihmojmë që t’i arrijnë standardet e domosdoshme që të arrihet ky qëllim. Kur e mbrojmë sundimin e së drejtës, gjyqësorin e pavarur, të drejtat e njeriut ajo nuk është çdoherë e famshme për Qeverinë”, tha,Hoyt Brian Yee.

Yee ka theksuar se rajoni përballet me sfida të mëdha të cilat nëse nuk trajtohen në mënyrë adekuate paraqesin kërcënim për interes amerikane në Evropë. Ai gjithashtu ka deklaruar se  Moska po tenton që të pengojë lidhjen e Ballkanit me Perëndimin, duke përdorur mjete financiare dhe politike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *