Home / Kryesoret / Hoyt Yee: Të lejohet që shumica e re parlamentare të propozojë qeverinë e re (Video)

Hoyt Yee: Të lejohet që shumica e re parlamentare të propozojë qeverinë e re (Video)

Zv.ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Yee, pas takimit me liderët e partive maqedonase dhe kryetarin e ri të Kuvendit, doli para gazetarëve dhe u shpreh i kënaqur që gjendet përsëri në Maqedoni pas disa viteve. Ai ftoi deputetët që të lejojnë që shumica e re parlamentare të propozojë qeverinë e re,

“Është shumë mirë që jam përsëri në Maqedoni dhe jam i lumtur interesat dhe politikat e Maqedonisë mbeten për integrim, për të pasur një demokraci më të zhvilluar. Shikojmë përpara që të punojmë me të gjithë që të përparojmë në këtë drejtim. Kohëve të fundit ecja e Maqedonisë nuk ka qenë pozitive dhe shpejtë siç është dashur të jetë, sidomos në dy vitet e fundit. Politikanët e Maqedonisë nuk kanë mundur të formojnë Qeverinë e re dhe kjo nuk ka qenë mirë për qytetarët. Ne kemi dënuar sulmet ndaj deputetëve dhe kemi bërë thirrje që ata që janë përgjegjës të dalën para drejtësisë. Ftojmë liderët politikë të gjejnë zgjidhje dhe të dalin nga kjo situatë. Dhe të lejohet që shumica parlamentare të propozojë qeverinë. Ftojmë partitë politike, shoqërinë civile dhe të tjerët të bashkohen dhe të gjejnë zgjidhje”, tha mes tjerash Yee.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *