Home / Lajme / Maqedoni / Huligani që sulmoi Zaevin burgoset, ai që sulmoi Selën në liri! (Video)

Huligani që sulmoi Zaevin burgoset, ai që sulmoi Selën në liri! (Video)

Një javë më parë i printe turmës e cila rrahu deputetët e shumicës parlamentare. Caku kryesor i tij ishte kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dhe mund të “lavdërohet” se ishte i pari që e goditi. Pak ka humbur nga agresiviteti i 27 prillit thonë burimet tona brenda Gjykatës Themelore. Ai ka sulmuar edhe gjykatësen e cila po e heton rastin.Pas rrëfimit, policia e shoqëron drejt furgonit policor.

Nga MPB bëjnë të ditur se është arrestuar edhe Toni Trajkovski nga Kumanova i ashtuquajtur “Sllonçe”. Për të Gjykata Themelore e Shkupit ka ngritur padi penale, për pjesëmarrje në turmë. Ai ishte një ndër të parët që hyri në pres qendrën e Kuvendit, kurse nga videot e TV21, shihet qartë se si e godet Selën.

Edhe pse shihet se si e tërheq Ziadin Selën nëpër korridoret e kuvendit, Aco Toshta thotë se e ka larguar nga turma, dhe qëllimi ka qenë të shpëtojë.

“Po ju them publikisht, nuk i frikësohem askujt. Cilido shqiptar le të vijë, këtu jam. Zotëri Sela kur do të zgjohet do të flet. Unë e shpëtova me shumë mundime që mos ta vrasin”, u shpreh Aco Toshta, “Për Maqedoni të përbashkuar”.

Por nga pamjet shihet qartë, se si njëri nga katër personat që tërheq Selën, tregon me gisht nga ai, duke kërcënuar deputetët tjerë se do ti gjej e njëjta. Ai është Kire Gjorgjievski i identifikuar nga policia.

Edhe rrëfimi i kreut të LSDM-së, Zoran Zaev shton edhe më shumë dyshime. Ai në deklaratat e para pas trazirave, deklaroi se Sela ka shpëtuar vetëm pse protestuesit kanë menduar se ai ka vdekur.

Pallavra, kështu i quan fjalët e Aco Toshtës, Abdylfeta Alimi, personi që shpëtoi Ziadin Selën. Ai thotë se personat që po tërhiqnin zvarrë Selën, nuk kishin qëllim ta shpëtojnë, sepse e kanë ditur si të vdekur.

“Ata e kanë quar për të vdekur aty. Unë skam koment për ata që kanë menduar se ka vdekur, po zoti është i madh. Ato janë pallavra. Unë mendoj se duhet të japin përgjegjësi. Duhet të shkohet deri në fund”, tha Abdylfeta Alimi, Sigurim në Kuvend.

Alimi thotë se kur e ka gjetur në restorantin e kuvendit Selën, ai ishte i rrethuar me persona të maskuar, të cilët po godisnin edhe pse ai ishte pa ndjenja. Pasi e mori nga restoranti, Selën e dërgoi tek zyra 334, kurse fashat me të cilat ja ka pastruar plagët, i ruan si kujtim.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *