Home / Lajme / Botë / Humor dhe tallje – Berluskoni thumbon Macron: Djalosh i bukur me një mama simpatike!

Humor dhe tallje – Berluskoni thumbon Macron: Djalosh i bukur me një mama simpatike!

Presidenti i ri i Francës vijon të bëhet objekt talljeje sa i takon partneres së tij.

Kësaj rradhe ka qenë Silvio Berluskoni, i cili e ka përshkruar Emmanuel Macron si një djalosh të bukur me një mama simpatike, duke evidentuar haptazi  hendekun e moshës midis Presidentit të ri të Francës dhe gruas së tij Briggite Trogneux.

Ish-kryeministri italian, i njohur për gafat diplomatike gjatë viteve kur ishte në pushtet, bëri shaka të hënën kur tha se zoti Macron ishte një “zotëri 39-vjeçar me një eksperiencë pune të mirë dhe mbi të gjitha me një mama simpatike që e kishte mbajtur atë në krahët e saj kur ai ishte ende fëmijë!”

Berluskoni nuk e përmendi emrin e znj, Trogneuz.

39-vjeçari, Emmanuel Macron, Presidenti më i ri në moshë i Francës që nga koha e Napoleonit është martuar me ish-mësuesen e tij të letërsisë, 24 vjet me të madhe.

Romanca e tyre ka shkaktuar zhurmë herë pas here edhe për faktin se Macron ishte vetëm 17 vjeç kur deklaroi synimin e tij për t’u martuar znj Trogneux.

Ndërsa politikani italian, 80 vjeçar, është në një marrëdhënie me Francesca Pascale, që është 49 vjet më e vogël se Berluskoni.

Gjithashtu lexo

Lind 10 vjeçarja indiane, viktimë e dhunimit

Një vajzë 10 vjeçare ka lindur foshnjën e saj sot në Indi, si shkak i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *