Home / Lajme / Kronika e zezë / I bie pema mbi kokë, ndërron jetë tragjikisht 15 vjeçarja (Foto/Video)

I bie pema mbi kokë, ndërron jetë tragjikisht 15 vjeçarja (Foto/Video)

Një vajzë adoleshente ka vdekur pasi një pemë është rrëzuar dhe ka rënë mbi kokën e saj.

Ajo ishte në një udhëtim në kamp me miqët e saj, njëra shoqe e saj atë natë edhe festonte ditëlindjen.

Joelle Dalgleish, 15 ishte duke fjetur në Parkun Shtetëror në Georgia në natën kur pema ra, transmeton Indeksonline.

Ajo u dërgua me nxitim në spital pasi ajo thuhet se e ka thyer kafkën nga kjo rënje. Ajo ndërroi jetë në ditën e nesërme pas këtij aksidenti.

Vdekja e Joelle ka vendosur tërë shkollën e saj në zi, pasi atë e kujtojnë si një vajzë shumë të ëmbël dhe e cila qeshte shumë lehtë.

“Unë kam qenë një nga vajzat ulur rreth zjarrit në kamp dhe pash pemën duke rënë. Unë kam qenë e vetmja që kam parë atë. Vajzat e tjera ishin me shikim në drejtim tjetër”, ka thënë mikja e saj Erin O’Reilly.

Gjithashtu lexo

Plagos kushëririn me thikë, sherr për një vijë uji

Policia e Pukës ka arrestuar një person i cili ka plagosur me thikë dhe mjete të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *