Home / Lajme / Kronika e zezë / I del nga kontrolli makina e punës, lëndohet rëndë kosovari

I del nga kontrolli makina e punës, lëndohet rëndë kosovari

Një punëtor 48 vjeçar nga Kosova ishte duke e ngarë rulin e tij (cilindrin, makinën rrafshuese) në një terren me pjerrësi, kur ai i del nga kontrolli dhe nuk mund të frenohet më

Të hënën, rreth orës 11 të paradites, në një kantier rrugor në Hundendorf të Bavarisë, Gjermani, ka ndodhur një aksident i rëndë. Një punëtor 48 vjeçar nga Kosova ishte duke e ngarë rulin e tij (cilindrin, makinën rrafshuese) në një terren me pjerrësi, kur ai i del nga kontrolli dhe nuk mund të frenohet më, shkruan pnp.de.

Në gjendjen e rrezikshme që ndodhej, kosovari nuk pa rrugëdalje tjetër përveç se të kërcente nga makina, transmeton albinfo.ch. Për pasojë ai pësoi lëndime të rënda aq sa u desh të transportohej me helikopter për në spital.

Më vonë, një ekspertizë teknike ka konstatuar se frerët e rulit kishin qenë në një gjendje të çrregullimit total dhe kjo kishte shkaktuar aksidentin e rëndë.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *