Home / Lajme / Kronika e zezë / I ‘forti’ nga Tropoja që ‘tërboi’ policinë e Tiranës

I ‘forti’ nga Tropoja që ‘tërboi’ policinë e Tiranës

Një operacion policor i ngjashëm me një skenar filmash ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë.

 

Një mjeti “Touareg” i është bërë shenjë nga Policia Rrugore që të ndalojë, pasi ka qenë duke ecur në kundravajtje, por mjeti nuk i është bindur policisë dhe ajo është vënë në ndjekje të tij.

Personi i cili ka rënë në pranga të policisë është tropojani Taulant Necaj, 35 vjeç, banues në Tiranë. Ai lëvizte me automjetin “Touareg”, ku është ndjekur nga policia mesditen e sotme.

“Panorama” mëson se personi në fjalë ka qenë në hetim nga Policia e Shkodrës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.

Ai është denoncuar nga një vajzë, të cilës i bënte shantazh me një foto intime bashkë me një shokun e tij, duke i kërkuar para, në mënyrë që të mos i publikonte foton.

Për këtë arsye ai ka qenë në ndjekje nga policia dhe është ndaluar në Tiranë.

Arrestimi është bërë për kundërshtim dhe mosbindje ndaj urdhrit te policisë por nuk i është gjetur arme me vete.

Gjithashtu lexo

28 vjeçarja shqiptare që u dogj në azil, vetë ia vuri flakën objektit

Gruaja 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *