Home / Lajme / Kronika e zezë / I kërkuar për trafik droge dhe vrasje, policia kap ‘të fortin’ shqiptar

I kërkuar për trafik droge dhe vrasje, policia kap ‘të fortin’ shqiptar

Një 21-vjeçar shqiptar është vënë në pranga, ndërsa akuzohet se është përfshirë në një rrjet trafikimi droge. Ai akuzohet gjithashtu edhe për një vrasje të kryer në Shqipëri.

Mësohet se operacioni është kryer në banesën e tij në lagjen Galatsi. Po ashtu thuhet se shqiptari pjesë e një grupi kriminal që kryen trafik drogë nga Shqipëria në Greqi, kishte detyre marrjen dhe transportimin e sasive të drogës nga kufiri i gjelbër greko-shqiptar me qellim magazinimin e tyre në banesën e tij Athinë.

Sakaq, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën 3 kg 862 gram marijuane, 1 pistoletë me krehër, 1 thikë dhe 1 peshore. Gjithashtu 21-vjecari dyshohet të jetë i përfshirë në një vrasje në Shqipëri në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *