Home / Lajme / Botë / Incident në tren, dy të vdekur në SHBA

Incident në tren, dy të vdekur në SHBA

Dy persona janë qëlluar për vdekje me thikë në qytetin amerikan të Portlandit, teksa po përpiqeshin të ndalonin një burrë që po sulmonte dy gra për shkak se ato ishin myslimane.

Agresori kishte filluar të shante dhe kërcënonte dy gratë, në një tren dhe tre persona që ndërhynë për ta ndaluar mbetën të plagosur. Dy prej tyre gjetën vdekjen.

Agresori u arrestua pak pasi ai zbriti nga treni, tha policia, duke shtuar se gratë që ishin objekt fyerjesh e ngacmimi ishin larguar nga vendi i ngjarjes para se policia të mund t’i merrte në pyetje ato.

Gjithashtu lexo

Ishulli i Fazanëve që ndan dy shtete: Këtë vend të vogël e administron gjatë muaj Spanja dhe gjashtë tjerë Franca (Video)

Në provincën Baske, mes qytetit verior spanjoll Irun dhe atij jugperëndimor në Francë, Henda, rrjedh …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *