Home / Lajme / Maqedoni / Inspektorët shqiptarë arrestojnë dhunuesin e Selës

Inspektorët shqiptarë arrestojnë dhunuesin e Selës

Toni Trajkovski është i arrestuari i djeshëm në Kumanovë. Arrestimi i tij është bërë nga inspektorë civilë shqiptarë, ndërsa prangat i janë vënë në hyrje të një restoranti në këtë qytet.

Gazeta KOHA merr vesh se punonjësit shqiptarë në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë ka dy ditë që kanë identifikuar Trajkovskin si njërin nga katër personat që kanë rrahur rëndë deputetin Ziadin Sela, megjithëse i njëjti nuk ishte i kapshëm për arrestim.

Rreth orës 21, Trajkovski është parë duke u futur në një restorant në qytet, ku edhe është ndeshur me inspektorët shqiptarë. Megjithatë, përkundër identifikimit të sigurt, punonjës maqedonas të stacionit policor në Kumanovë janë munduar që ta vënë në dyshim pjesëmarrjen e Trajkovskit në sulmin ndaj Selës.

Nga ana tjetër, siç thonë zyrtarë të policisë për KOHA, këmbëngulës kanë qenë policët shqiptarë, të cilët nuk kanë lejuar lirimin e Trajkovskit, ndërsa të njëjtin e kanë mbyllur në paraburgim 24 orësh, derisa sot në mëngjes, të njëjtin do ta nisin drejt Shkupit. Toni Trajkovski është i njohur si mbështetës i flaktë i VMRO-DPMNE-së, ndërsa në videon e shkurtër kur sulmohet Sela është i moshuari tullac me mjekër të bardhë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *