Home / Kryesoret / Inspektoriati: Kryetarët e komunave janë në funksion deri në fund të vitit 2017

Inspektoriati: Kryetarët e komunave janë në funksion deri në fund të vitit 2017

Inspektoriati shtetëror për vetëqeverisje lokale konsideron se interpretimet rreth mandatit të kryetarëve të komunave janë joserioze dhe kanë për qëllim të manipulojnë opinionin,

Inspektoriati bën të ditur se nuk është konsultuar, e as që ka marrë pjesë në debatet publike të organizuara nga Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale ku janë sjellë përfundime të pabaza ligjore dhe me interes partiak.

Sipas Nenit 35, Paragrafi 1 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, mandati i këshillëtarëve është katërvjeçarë dhe, meqë zgjedhjet e fundit u mbajtën më 23 mars, 2013, atëherë mandati i tyre ka përfunduar më 24 mars, 2017. Rrjedhimisht, të gjitha vendimet e marra pas kësaj date, Inspektoriati i ka shfuqizuar.

Më tej, Inspektoriati bën të ditur se mandati i kryetarëve të komunave është i rregulluar me Nenin 49 dhe 52 të Ligjit për vetëqeverisje lokale, ku thuhet se mandati zgjatë deri në përfundimin e vitit fiskal, pra deri më 31 dhjetor, 2017.

Inspektoriati bën të ditur se kryetarët e komunave kryejnë funksion teknik dhe nuk guxojnë të ndalojnë së funksionuari, edhe pse këshillëtarëve u ka kaluar mandati.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *