Home / Kryesoret / Intervista e Zaev që tronditi shqiptarët, ndiqeni të plotë (VIDEO)

Intervista e Zaev që tronditi shqiptarët, ndiqeni të plotë (VIDEO)

Zoran Zaev i cili për shqiptarët ka ngjallur shpresë për shkak të politikave të Gruevskit si duket ka botëkuptime të ngjashme me Serbinë dhe pushtetarët serbë kur është fjala për Kosovën.

Ai në një intervistë për “Kurir”’in serb është shprehu kundër votës së Maqedonisë për pranimin e Kosovës në UNESCO.

Zaev, që pritet të jetë mandatar për formimin e Qeverisë maqedonase, ka thënë se serbët e maqedonasit janë vëllezër, popull ortodoks që duhet ta ndihmojnë njëri –tjetrin, ndërsa e ka akuzuar Gruevskin se ka votuar pozitivisht për objektet fetare në Kosovë sikur ato të janë të shqiptarëve.

“Ato nuk kanë asgjë të përbashkët me këtë. Atje është historia e Serbisë, atje është zemra e Serbisë. Ai së paku është dashur të mbetej neutral gjatë votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESCO”, citon Kurir të ketë thënë Zaev.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *