Home / Kuriozitete / “Invalidi” që zvarritet e kërkon lëmoshë, pas “orarit” vazhdon rrugëtimin në këmbë! (Foto)

“Invalidi” që zvarritet e kërkon lëmoshë, pas “orarit” vazhdon rrugëtimin në këmbë! (Foto)

“Fiks Fare” zbuloi mbrëmjen e së mërkurës mashtrimin e një 30-vjeçari, që shtirej si invalid, duke lypur në rrugët e Tiranës.

Gazetarët ndoqën një ditë “pune” të një lypësi, i cili zvarritej në trotuare dhe rrugë duke i kërkuar lëmoshë kalimtarëve. I riu kishte veshur pesë palë pantallona, për mos t’u kuptuar që njërën këmbë e kishte përthyer, duke lënë të kuptohet se ishte invalid.

Kamera e “Fiksit” dokumentoi mashtrimin e djalit të panjohur. Gazetarët e shoqërojnë në momentin që 30-vjeçari del nga oborri i Fakultetit të Filologjisë. Ai shoqërohet në distancë nga i vëllai, i cili thotë se në një ditë të zakonshme përfitojnë 4-5 mijë lekë të vjetra, sa për bukën e gojës. Ai pohon se janë të rralla ditët që nxjerrin nga 10-15 mijë lekë. Gjatë bisedës, djali tregon se, krahas vëllait shoqërohet edhe nga babai.

Ndërkohë, gjatë kohës që gazetari i “Fiksit” filmon lypësin mashtrues, policia bashkiake i kërkon gazetarit që të largohet dhe të mos e shqetësojnë lypësin. Gazetari” u tregon se po e ndjek, pasi lypësi i ka të dyja këmbët dhe po mashtron.

Megjithatë, “Fiksi” vijoi filmimet deri në përfundimin e “punës”, kur lypësi zhvishet. Ai zvarritet nga trotuari deri në një pjesë betoni në afërsi të Lanës. Në një puset të hapur lypësi tregon se ka fshehur çantën me rroba. I pyetur nga gazetarët se si ka mundur t’i fsheh aty rrobat, ai tregon se e ka ndihmuar i vëllai për t’i qëndruar deri në fund mashtrimit të tij.

 Por, pasi sheh këmbënguljen e gazetarëve, 30-vjeçari merr çantën dhe fillon të heq një e nga një pantallonat. Plot pesë palë të tilla. Në këtë moment del hapur mashtrimi, pasi i kishte të dyja këmbët. Njërën këmbë e kishte përthyer.

Ai ngrihet në këmbë, merr në supe çantën dhe largohet duke buzëqeshur me “pagën” e tij ditore, duke mashtruar qytetarët.

Gjithashtu lexo

Qyteti ku askush nuk punon pas të mërkurës (Foto)

Pas 730 kilometrave udhëtim nga Stambolli, ju do të shkelni brigjet veriore të Turqisë, ku …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *