Home / Lajme / Botë / Irani pas Arabisë Saudite, kërcënon edhe Pakistanin

Irani pas Arabisë Saudite, kërcënon edhe Pakistanin

Irani është duke e kërcënuar tërthorazi fqinjin e vet Pakistanin, përkundër një marrëveshjeje që e kanë arritur së fundmi për të punuar së bashku në rritjen e sigurisë kufitare pas një sulmi kufitar që vrau 10 roje iraniane.

Televizioni shtetëror i Iranit e ka cituar shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Iranit, gjeneralin Mohammad Hossein Bagheri, duke thënë se ushtarët e Iranit do t’i sulmojnë terroristët kudo që ata ndodhen, duke sugjeruar se ata mund ta kalojnë kufirin dhe të futen në Pakistan për t’i sulmuar militantët atje, transmeton Express.

Grupi militant suni Jaish al-Adl e ka marrë përgjegjësinë për sulmin kufitar të prillit.

Bagheri ka thënë se Pakistani duhet t’i ndjekë militantët në strofuj e tyre në vend, por nëse ka sulme të vazhdueshme, atëherë strehët e terroristët do të sulmohen dhe shkatërrohen kudo që ndodhen.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *