Home / Lajme / Rajon / Ish-kryeministri Renci sërish zgjidhet lider i Partisë Demokratike të Italisë

Ish-kryeministri Renci sërish zgjidhet lider i Partisë Demokratike të Italisë

Ish-kryeministri italian, Mateo Renci sërish është zgjedhur lider i Partisë demokratike centriste të majtë (PD).

Në zgjedhjet e partisë, Renci (42) i fitoi 70 për qind të votave, duke lënë pas vetes dy kundërkandidatët e tjerë.

Fitorja e bindshme i mundëson ish-kryeministrit, të mbetet në krye të skenës politike italiane.

Në këto zgjedhje të partisë kanë marrë pjesë mbi dy milionë votues.

Renci dha dorëheqje në funksionin kryeministror dhe të liderit të PD-së, pasi në referendumin për ndryshime kushtetuese në Itali që u mbajt në dhjetor të vitit të kaluar, përjetoi disfatë.

Në reagimin e parë pas zgjedhjes së sërishme në krye të PD-së, ai paralajmëroi se menjëherë fillon me përgatitjet e zgjedhjeve parlamentare italiane, të parapara për në vitin 2018.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *