Home / Lajme / Kronika e zezë / Ishte dënuar me 8 vite burg, arrestohet në Gjirokastër 35-vjeçari

Ishte dënuar me 8 vite burg, arrestohet në Gjirokastër 35-vjeçari

Një 35 vjeçar nga qyteti i Memaliajt është arrestuar nga policia në Gjirokastër, pasi ishte shpallur në kërkim. Në pranga ka rënë Athenajdo (Amarildo) Abazi, 35 vjeç, banues në Memaliaj, pasi është dënuar me 8 vite burg.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, me shkresë 18/3, datë 19.01.2016, ka dërguar urdhrin e datës 18.01.2016, për ekzekutimin e vendimit penal 83, datë 29.06.2015, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 8 (tetë) vjet burg.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *