Home / Lajme / Botë / ISIS e merr përgjegjësinë për sulmin ndaj konvojit të NATO-s në Kabul

ISIS e merr përgjegjësinë për sulmin ndaj konvojit të NATO-s në Kabul

Shteti Islamik” (ISIS) e ka marrë përgjegjësinë për sulmin ndaj konvojit të blinduar të përdorur nga NATO, ku u vranë tetë persona në kryeqytetin afgan, Kabul.

Përmes një komunikate në agjencinë e vet të lajmeve, Amaq, ISIS tha se një kamikaz e detonoi një makinë të mbushur me eksploziv teksa konvoji po kalonte në një zonë afër Ambasadës Amerikane, duke vrarë tetë ushtarë amerikanë, transmeton Express.

Por, zyrtarët e shëndetit publik në Kabul kanë thënë se tetë të vdekurit janë civilë dhe se të paktën 28 persona janë plagosur në shpërthim.

Tre shërbyes amerikanë janë në mesin e të plagosurve.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *