Home / Lajme / Botë / ISIS marr përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurëse në Egjipt

ISIS marr përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurëse në Egjipt

Grupi ekstremist, “Shteti Islamik” ka marrë përsipër sulminqë la të vdekur dje dhjetëra egjiptianë të krishterë.

Në agjencinë e tyre të lajmeve, Amaq që është krah propagandues i IS-it, theksohet se “sulmi është kryer dje në Minya dhe në shënjestër të tij ishte autobusi me pelegrinë”.

Zyrtarët e Egjiptit kanë thënë se sulmi kishte ndodhur teksa personat e krishterë udhëtonin me autobus për në një manastir afro 200 kilometra në jug të kryeqytetit Kajro.

Qeveria e Egjiptit ka njoftuar se janë vrarë 29 vetë, ndërsa 13 persona gjenden në spital.

Disa orë pas sulmit, presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, ka shpallur se Egjipti ka filluar sulme ajrore kundër bazave stërvitore të militantëve në Libi.

Ushtria e Egjiptit tha sot se nga sulmet ajrore të saj mbi Libi janë shkatërruar disa kampe stërvitore të militantëve përgjegjës për sulmin kundër koptëve.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *